
Shkelqim Sterkaj vijon turin elektoral me ndalesën e radhës në Bajzë, një simbol i qëndresës dhe shpresës për ndryshim. Me mesazhin “Bashkë për Shqipërinë Europiane”, kandidati i Partisë Socialiste u prit ngrohtësisht nga banorët, duke përcjellë një vizion të qartë për zhvillimin e zonës dhe ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për çdo familje.
Postimi i kandidatit Sterkaj:
Takim në Bajzë – Bashkë për Shqipërinë Europiane!
Bajza e qëndresës dhe ndryshimit, më 11 maj do të zgjedhë rrugën e investimeve dhe të Malësisë Europiane!
Faleminderit për mikpritjen dhe mbështetjen tuaj!
Së bashku do të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për çdo familje të Malësisë së Madhe.
