
Në kuadër të takimeve me qytetarët, kandidati për deputet i Partisë Socialiste, Shkelqim Sterkaj, zhvilloi një mëngjes të veçantë me pensionistët e komunitetit. Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot respekt, Sterkaj shprehu mirënjohjen për kontributin e tyre të çmuar ndër vite dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet brezave për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për të gjithë.
Postimi i kandidatit Sterkaj:
Kafen e mëngjesit me pensionistët tanë!
Sot ndamë mëngjesin me ata që kanë dhënë shumë për komunitetin tonë. Biseda plot urtësi, eksperiencë dhe dashuri për vendin.
Kontribut i çmuar dhënë në fusha të ndryshme, e teksa flasin për sfidat e kaluara, sot ne duhet të mësojmë prej tyre në rrugëtimin tonë të përbashkët.
Më frymëzojnë çdo ditë që të punoj më shumë, për një qytet ku brezat bashkohen dhe respektohen.
Faleminderit për mikpritjen dhe për fjalët që vlejnë sa një thesar!
