
Në kuadër të fushatës zgjedhore, kandidati për deputet i Partisë Socialiste, Shkelqim Sterkaj, zhvilloi një takim entuziast në zemër të Malësisë së Madhe, ku theksoi vendosmërinë për të vijuar rrugën e zhvillimit dhe përkushtimin ndaj banorëve të kësaj treve.
Postimi i kandidatit Sterkaj:
PS 🌹gati për fitore
Në zemër të Malësisë së Madhe 📍, mes burrave dhe grave punëtorë e fjalëpak, Partia Socialiste 🌹 është më e bashkuar se kurrë dhe më e vendosur për të çuar përpara zhvillimin dhe mirëqenien e kësaj zone të bekuar.
Ky nuk ishte një takim thjesht formal prezantimi, por një manifestim i vullnetit politik për të vijuar rrugën e investimeve, për të sjellë më shumë mundësi dhe për të qenë gjithmonë pranë qytetarëve.
Mirënjohje me zemër, Malësia ime!
