Shkelqim Sterkaj: Malësia e Madhe meriton zhvillim dhe përfaqësim me dinjitet…

Shpërndaje

Kandidati për deputet i Partisë Socialiste, Shkelqim Sterkaj, ka shprehur mirënjohjen dhe entuziazmin e tij pas takimeve me banorët e Malësisë së Madhe, duke theksuar besimin dhe mbështetjen që komuniteti i jep vizionit të PS për zhvillimin e zonës. Ai nënvizon rëndësinë e bashkimit për një të ardhme më të mirë dhe angazhimin për të kthyer krenarinë e Malësisë në mundësi reale për të gjithë.

Postimi i kandidatit Sterkaj:

Mes njerëzve që mbajnë gjallë shpirtin dhe krenarinë e Malësisë së Madhe 📍. Çdo dorë e shtrënguar, çdo fjalë e ndjerë më jep më shumë forcë për të ecur përpara.
Lagjet Llazan,Mehaj, Qytet,Çulaj,Pigza ashtu si e gjithë Malësia e Shkodra, sot besojnë fort në programin e PS🌹!

Malësia kërkon ndryshim, zhvillim dhe zë që e përfaqëson me dinjitet!
Në çdo rrugë, në çdo shtëpi, në çdo bisedë ka të njëjtën thirrje: është koha të ecim përpara, të mos kënaqemi me premtime boshe, por të kërkojmë rezultate konkrete.
Ky është misioni ynë: një Malësi që e kthen krenarinë në zhvillim, që i jep të rinjve arsye të ëndërrojnë dhe mundësi të qëndrojnë në vendin e tyre.
Bashkë, jo vetëm që do të bëjmë zërin tonë të dëgjohet më fuqishëm, por do të jemi shembull për gjithë Shqipërinë duke sjellë investime për zonën dhe zhvillim për Malësinë e madhe!
Faleminderit Koplik, për frymëzimin dhe për mbështetjen! Nuk ndalemi – përpara, gjithmonë përpara!”
Bashkë për një të ardhme më të mirë, bashkë për Malësinë që duam!”

Shpërndaje