Shkelqim Sterkaj: Lamtumirë Papa Françesku – Zëri i paqes dhe shpresës për botën…

Shpërndaje

Kandidati i Partisë Socialiste, Shkëlqim Stërkaj, ka reaguar me dhimbje pas lajmit për ndarjen nga jeta të Papa Françeskut, duke ndarë një mesazh ngushëllimi dhe vlerësimi për figurën e tij të jashtëzakonshme. Me fjalë të ndjera, Stërkaj nderon kontributin e Papa Françeskut si simbol i paqes, përulësisë dhe dashurisë universale.

Postimi i kandidatit Sterkaj:

Lajmi për ndarjen nga jeta të Atit të Shenjtë, Papa Françeskut na pikëlloi pa masë! Një figurë frymëzuese e paqes, përulësisë dhe dashurisë për mbarë botën.
Papa Françesku ishte zëri i të varfërve dhe i drejtësisë njerëzore në një botë që shpesh harron të dëgjojë.
Do mbetet historike vizita e Papa Françeskut në Shqipëri dhe në zemrat tona është skalitur si një moment i paharrueshëm.
Dua të shpreh ngushëllimet më të sinqerta, komunitetit katolik shqiptar dhe gjithë besimtarëve kudo në botë që gjetën shpresë e dritë në fjalët dhe veprat e Atit të Shenjtë.
Kujtimi dhe vepra e Papa Françeskut qofshin të bekuara përjetë!

Shpërndaje