Shkelqim Sterkaj: I nderuar të isha pjesë e iftarit tradicional që Kryeministri z.Edi Rama…

Shpërndaje

“Është një nder dhe privilegj për mua të jem pjesë e iftarit tradicional të shtruar nga Kryeministri Edi Rama, një simbol i respektit dhe vlerësimit për këtë muaj të shenjtë. Ramazani është një kohë reflektimi, bashkimi dhe solidariteti, ku vlerat e sakrificës dhe mëshirës na udhëheqin drejt një shoqërie më të drejtë dhe më të bashkuar”, shkruan kandidati për deputet i partisë Socialiste Shkelqim Sterkaj.

Postimi i plotë:

I nderuar të isha pjesë e iftarit tradicional që Kryeministri z.Edi Rama shtron në çdo muaj të begatë të Ramazanit!

Sot, më shumë se kurrë, Shqipëria ka nevojë për bashkim, për vizion dhe për një udhëheqje që dëgjon dhe vepron me përgjegjësi.

Muaji i shenjtë i Ramazanit na mëson përkushtimin, sakrificën dhe mëshirën. E vetëm të bashkuar arrijmë të japim më shumë për veten, familjen e shoqërinë!

Zoti ju pranoftë agjërimin dhe lutjet tuaja! Qoftë ky një muaj i begatë për të gjithë!

Shpërndaje