Shkelje në qarkullim dhe masa të shumta: Policia Rrugore e Shkodrës intensifikon kontrollet për sigurinë rrugore…

Shpërndaje

📌Policia Rrugore e Shkodrës, e pranishme 24/7, në të gjitha akset rrugore, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe garantimin e sigurisë rrugore.

Akset monitorohen pandërprerë, me pajisje të logjistikës bashkëkohore, të loguara dhe të paloguara, me qëllim menaxhimin e trafikut dhe evidentimin e shkeljeve që janë burim aksidenti apo që bëhen pengesë për qarkullimin.

📊 Gjatë 10 ditëve të fundit, janë arrestuar 4 drejtues mjetesh dhe janë proceduar penalisht 10 të tjerë, për veprat penale “Drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, janë vendosur gjithsej 1425 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor, konkretisht:

⛔ 88 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit
🛑 48 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse
📵 36 masa për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit
🚫 22 masa për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit
⚠️ 28 masa për xhama të errësuar
❌ 230 masa për parakalime të gabuara
🚗 627 masa për ndalim apo qëndrim të gabuar
⚠ 260 masa për shkelje të tjera të Kodit Rrugor
❌ 86 masa për sjelljen e drejtuesve të automjeteve ndaj këmbësorve

Kontrollet nga Policia Rrugore do të vijojnë në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, duke përdorur të gjitha mjetet bashkëkohore logjistike, me qëllim përmbushjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Policia Rrugore e Shkodrës apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor,🚦🚸 të mos kryejnë parakalime të gabuara, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit dhe të mos drejtojnë mjetin, në efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Ftojmë qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Shpërndaje