Policia e Shtetit njofton se në 24 orët e fundit janë gjobitur 866 shtetas që nuk respektuan masat anti-COVID.
Gjatë 24 orëve të fundit, Patrullat e Përgjithshme kanë evidentuar dhe ndëshkuar me gjobë 3.000 lekë, 755 shtetas që janë konstatuar pa maskat mbrojtëse.
Po ashtu, efektivët e policisë kanë gjobitur me të njëjtën masë administrative, 101 shtetas që udhëtonin në mjete private me persona me të cilët nuk kishin lidhje familjare apo në mjetet e transportit publik, pa vendosur maskat mbrojtëse.
Autoritetet kanë konstatuar 1 subjekt që ushtronte aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë atiCOCID. Për pronarin e këtij subjekti është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë.
Gjithashtu, në të gjithë vendin janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 9 shtetas që janë konstatuar duke lëvizur në këmbë pas orës 20:00.