Drejtori i burgut të Peqinit, Bukurosh Malluta është shkakruar nga detyra. Shkak për këtë vendim të marrë nga ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj është bërë keqmenaxhimi i situatës në burg.
Ndërkohë, greva e urisë në burg vijon ende. 140 të burgosur kanë refuzuar të ushqehen ditë e sotme, ndërsa një ditë më parë ky numër ishte 165.
Kujtojmë se të dënuarit me regjimin “41 bis”, të cilët përfunduan në spital për shkak të komplikacioneve shëndetësore. Në fillim në spital u dërgua Genci Balla, i cili është dënuar me 17 vjet burg për rekrutim të ushtarëve për në Siri.
Por mësohet se pas përmirësimit të shëndetit u rikthyer sërish në burgun e Peqinit. Ndërsa, Arbjon Aliko, i cili është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e efektivit të RENEA-s Ibrahim Basha në vitin 2014 në Lazarat, vazhdon të jetë në spital.