Shkarkohet kryetari i Bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla…

Shpërndaje

Këshilli i Ministrave shkarkoi këtë të premte nga detyra, kryebashkiakun e Bulqizës Lefter Alla, i arrestuar javën e shkuar për abuzime me tenderat. Në vendimin zyrtar të qeverisë thuhet se shkarkimi vjen “për shkak të shkeljeve të rënda, të kryetarit të Bashkisë Bulqizë, z. Lefter Alla.”

Lefter Alla dhe 12 persona të tjerë, pjesa më e madhe vartës të tij u arrestuan me urdhër të SPAK, pasi dyshohet se kanë shkelur rregullat dhe procedurat ligjore në tenderin për ndërtimin e Ujësjellësit në Bulqizë, me vlerë 3.2 miliardë Lekë.

Mbi Allën rëndojnë akuzat për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike. Ish-kryebashkiaku socialist ka të drejtë që ta ankimojë shkarkimin e tij brenda 15 ditëve në Gjykatën Kushtetuese.

Shpërndaje