
Gjergj Sokoli, drejtori i Inspektoratit Shëndetësor të Shkodrës (AKU), është shkarkuar nga detyra. Urdhri i shkarkimit iu komunikua gjatë ditës së djeshme, me motivacionin e mos përmbushjes së detyrave gjatë ushtrimit të funksionit.
Ndërkohë, burime jozyrtare thonë se vendimi mund të ketë prapavijë politike, pasi Sokoli është anëtar i Këshillit të Bashkisë Shkodër nga radhët e Partisë Socialdemokrate.