Sikurse ishte paralajmëruar edhe më herët, PS po konkretizon nismën për shkarkimin e Presidentit, Ilir Meta.
Sipas news 24, 36 deputetë socialistë kanë firmosur propozimin e bazës për shkarkimin nga detyra të Presidentit të Republikës dhe ngritjen e një Komisioni Hetimor.
Ndërkohë ditën e sotme mblidhet Konferenca e Kryetarëve, e cila do të miratojë kalendarin e punës për javët në vijim. Një nga çështjet më të rëndësishme që pritet të miratohet është ajo e nismës së socialistëve për të shkarkuar Presidentin Ilir Meta.
Mazhoranca thotë se Meta është përfshirë në fushatë elektorale edhe pse ligji e ndalon.
Kujtojmë se katër ditë më parë celularët e socialistëve mbërriti nëj SMS sipas së cilës ata duhet të shkonin në zyrën e Gramoz Ruçit për të firmosur mocionin e shkarkimit.“Të dashur kolegë, bazuar ne disa shkelje të rënda të Kushtetutës sipas parashikimeve të nenit 90, nga ana e Presidentit Ilir Meta përpara dhe gjatë fushatës zgjedhore, në konsultim me Kryesine e Grupit Parlamentar kemi vendosur te iniciojmë Procedurën e Shkarkimit të Presidentit të Republikës. Për ketë qellim ju lutem siguroni prezencën tuaj pranë Zyrës se Grupit Parlamentar për të firmosur propozimin për shkarkimin e presidentit”, thuhej në mesazh/