Një 43 vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në Zvicër. Informacionet bëjnë me dije se Glerian Hyseni i dënuar për lëndë është ekstraduar nga Zvicra drejt vendit tonë.
Sipas policisë ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë e ka dënuar këtë shtetas me 6 vjet burg, për veprën penale “Mbajtja pa leje e bombave, minave ose lëndëve plasëse.
Sipas bluve, Hyseni, në bashkëpunim me shtetasit Sh. Gj., A. M. dhe H. H., kundrejt pagesës dhe për qëllim fitimi arrinte të gjente sasi lëndësh plasëse që shpërthenin në distancë me anë të celularit, si dhe armë e municione të ndryshme luftarake.