Teksa dita-ditës shifrat ndryshojnë, numri në total i personave të prekur nga COVID-19 në vendin tonë ka shkuar në 446.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, padyshim që Tirana mbetet pika më e ‘nxehtë’ e virusit, me 215 raste, ndërkohë që pasohet dhe nga Shkodra me 57, e cila pati rritje të frikshme të numrit të të prekurve. Po ashtu grafika tregon se pas Shkodrës, vjen Durrësi, 41 raste dhe Fieri me 32 të prekur.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive në foton më poshtë: