Shifrat në rënie, 590 të infektuar e 14 viktima në 24 orë…

Shpërndaje

590 raste të reja janë konfirmuar në 24 orët e fundit nga 2994 testime të kryera, ndërsa 14 persona kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
182 raste në Tiranë, 38 raste në Vlorë, 30 raste në Fier, 29 raste në Shkodër, 24 raste në Elbasan, Pogradec, 22 raste në Durrës, 19 raste në Korçë, 17 raste në Tepelenë, 16 raste në Berat, 15 raste në Lushnje, 14 raste në Mirditë, 12 raste në Ura Vajgurore, 11 raste në Mallakastër, Gjirokastër, 10 raste në Gramsh, 8 raste në Devoll, Librazhd, 7 raste në Kukës, Kamëz, Kuçovë, 6 raste në Kurbin, 5 raste në Kavaja, Sarandë, Vau i Dejës, Vorë, 4 raste në Pukë, Tropojë, Fushë- Arrëz, Malësi e Madhe, 3 raste në Lezhë, Rrogozhinë, Mat, 2 raste në Krujë, Has, Përmet, Delvinë, Divjakë, Selenicë, Himarë, Peqin, Shijak, Skrapar, Maliq, Patos, 1 rast në Roskovec, Kolonjë, Poliçan, Dropull.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 710 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 83,264 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 406 pacientë, 31 në terapi intensive, nga të cilët 14 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 14 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 6 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetarë nga Kuçova, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Kruja, 1 qytetar nga Saranda, 1 qyetar nga Shkodra, 1 qyetar nga Elbasani, të moshave 57- 84 vjeç.

Shpërndaje