Vllaznia pësoi disfatë në sfidën e parë të raundit kualifikues të Ligës së Konferencës duke u mundur 3-1 në transfertë nga boshnjakët e Shiroki Brijeg.
Ishte një ndeshje mes polemikash pas gjyqtari kryesor ‘’masakroi’’ shkodranët duke u dhënë kundër një lumë kartonësh të verdhë, 3 kartonë të kuq dhe dy penallti kundër tyre.
Pas ndeshjes pati reagime të shumta si nga stafi dhe nga lojtarët, por kësaj radhe ka vendosur të reagojë vetë sponsori i klubit shkodran Alban Xhaferi.
Me anë të një postimi në ‘’Facebook’’, Xhaferi akuzon qjyqtarin kryesorë se ‘’vrau futbollin’’ dhe këto isha shifra për rekord ‘’Guiness’’, duke paraqitur dhe statistika zyrtare nga faqja e UEFA-s.