Në sheshin e rikonstruktuar të Shirokës, risitë dhe mundësitë për të bërë gjëra të bukura, tashmë nuk mungojnë asnjëherë. Më e fundit, kinemaja e hapur.
Ka qenë një iniciativë e Benet Becit, kandidat për deputet në Shkodër, i cili bashkë me stafin e tij ka organizuar një seri eventesh disa ditore me hashtagun iloveshiroka.
Aktivitetet kanë nisur me videoprojeksionin e komedisë Pallati 176, ku të rinjtë shkodranë kanë kaluar 90 minuta me batuta e humor bio, nën qiell të hapur.
Në këtë natë të parë, nuk kishte se si të mungonte edhe vetë organizatori i serisë së aktiviteteve, Benet Beci, i cili i është bashkuar grupit të të rinjve.
Aktivitetet do të vijojnë për dy ditë të tjera. Sot pasdite me projeksionin e ndeshjes Laçi – Vllaznia, dhe në vijim me koncerte e projeksione filmash. Gjithçka do të mbyllet me mesazhet e dërguara nga vetë të rinjtë me temën “Shkodra asht dashni”. Secili nga të rinjtë do të mund të shkruajë një tekst ku shpreh dashurinë për qytetin e tij. Tekstet do të publikohen në projektorin e madh në sheshin e Shirokës.