Shënohet viktima e 5-të nga COVID-19 në Shqipëri, ndërron jetë tek Infektivi një 61-vjeçar

Shpërndaje

Ka ndërruar jetë një tjetër pacient i infektuar me COVID-19 tek Infektivi.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

Gjatë mëngjesit të sotëm ndërroi jetë një pacient 61-vjeçar i shtruar në spitalin Infektiv, i konfirmuar me COVID-19, i cili ndodhej në terapi intensive.
61-vjeçari nga Tirana është vendosur në frymëmarrje të drejtuar (respirator) për disa orë, por pavarësisht përpjekjes së mjekëve, nuk ka mundur të mbijetojë.
61-vjeçari kishte sëmundje bashkëshoqëruese.

Shpërndaje