Pas rikonstruksioneve të vazhdueshëm, bashkia e Tiranës vendos të rindërtojë gjimnazin. Këtë të premte Bashkia e Tiranës shembi gjimnazin “Sami Frashëri” pas dëmtimeve që mori nga tërmeti i 26 nëntorit. Qytetarët shprehen kundër këtij vendimi, duke kujtuar edhe rikonstruksionet e vazhdueshme për këtë shkollë.
Gjimnazi “Sami Frashëri” u shemb.
Këtë të premte inspektorati i mbrojtjes së territorit dhe Bashkia e Tiranës hodhën në tokë godinën e këtij gjimnazi pas dëmtimeve të cilat mori nga tërmeti i 26 nëntorit.
E inauguruar në korrik të 2018, por edhe pas tërmetit të shtatorit, duket se këto punime të bashkisë kanë qenë vetëm zbukuruese.
I ndërtuar që prej viteve ’60 Gjimnazi “Sami Frashëri” pritet të jetë gati për nxënësit në shtator, ndërsa së bashku me të do të shemben plotësisht edhe 7 shkolla të tjera ën Tiranë ndërsa do të ketë edhe nga ato që do të shemben pjesërisht.
Interesi i qytetarëve gjatë shembjes nuk mungoi.
Ndërkohë nostalgjikët e kësaj shkolle shprehen kundër shembjes.
“Kjo punë nuk bëhet tani, por pas orës 17:30 kur nuk ka makina dhe qarkullim njerëzish.”
“Kjo nuk është e drejtë, sa u rregullua.”
Vetëm për vlerësimin e dëmeve në shkollën “Sami Frashëri” bashkia e Tiranës akordoi 4.9 mln lekë.