Shega devidishe 150-vjeçare në Shkodër, si i mbijetoi urdhrit të Enver Hoxhës për asgjësim…

Shpërndaje

Shega devidishe, ose siç njihet ndryshe fruti i jetës, prodhohet në Shkodër, qyteti i cili e ruan me përpikmëri.

Gazetarja Rudina Muça, për Bagëti e Bujqësi, hulumtoi më tepër rreth historisë së këtij fruti.

Ajo u ndal tek shega 150-vjeçare, e cila i ka mbijetuar urdhrit të Enver Hoxhës për të asgjësuar të gjitha rrënjët.

Enver Hoxha kërkonte që Anës së Malit në Shkodër të mbillte duhan, e për këtë kërkoi të asgjësonte frutin e jetës.

“Prej gjyshit tim kam dëgjuar një fjalë të urtë që kam dëgjuar me vend, nëse gjen dikë që merr shegë dhe i thua pse e merr, ajo rrezikon të thahet. Gjyshja ime ka parë një komshie dhe ka dyshuar se mos ka marrë shegët.

Në momentin që i ka thënë kështu, gjyshi im tha që deri në rrënjë do të thahet. Sa më shumë të marrin aq më shumë prodhojnë”, u shpreh Ahmeti, pronari i shegës shekullore.

Për të mësuar më tepër, klikoni videon:

Shpërndaje