Sfidat e nënë Sabahetit / “Emigrova me 2 fëmijë të mitur, sot jam nënë e plotësuar”…

Shpërndaje

Sot ndjehet një nënë e plotësuar, por rruga për të arritur deri këtu ka qënë e vështirë për  Sabahet Kacokajn. 3 dekada më parë, si shkak i vështirësive ekonomike ajo vendosi të emigrojë në Greqi me 2 fëmijë të mitur

Sfidat për Sabahetin nuk kishin mbaruar. Disa vite më vonë si shkak i konflikteve të vazhdueshme në çift ajo vendosi të ndahej. E vetme në një shtet të huaj dhe përballë vështirësive të shumta.

18 orë punë, më 2 fëmijë që detyrohëj t’i linte vetëm në shtëpi, Sabaheti sot ia ka dalë të rrisë dhe shkollojë 2 djem, për të cilët ndjehet e lumtur duke përçuar forcën e gruas në këtë 8 Mars.

Gëzuar 8 Marsin, ditën e gruas,  vazhdimësisë së jetës!

Shpërndaje