“Po ndërmarrim një seri veprimtarish të rëndësishme për të përmirësuar gjendjen e plazhit të Velipojës.
Qëllimi ynë është rregullimi dhe përmirësimi i plazhit, duke filluar me lirimin e hapësirave publike dhe heqjen e strukturave dhe bizneseve pa leje që kanë zënë territorin, heqjen e tabelave private reklamuese dhe pastrimin e territorit.
Dua të ftoj bizneset të bashkëpunojnë për zbatimin e këtyre masave në përpjekjen për të krijuar një mjedis më të pastër dhe më tërheqës për turistët vendas dhe të huaj e për më shumë punë për të gjithë“, shkruan kryebashkiaku Benet Beci në rrjetin social Facebook.