Në seancën e fundit kur flet si deputeti nga foltorja e Kuvendit, Selami Jenisheri nuk i ndal deklaratat e papritura duke thënë se zgjedhjet e 25 prillit janë të pavlefshme. Kjo tha ai do e çojë Shqipërinë në shtator në një situatë destibalizuese si ajo e vitit 1997. Kjo është një tjetër deklaratë e bujshme e Jenishehrit pas asaj se kishte futur vendin në OKB apo edhe atë mbi “nipërit dhe mbesat pensioniste“.
“Me ligjin nr 118, të miratuar nga ky parlament Duhet të bëheshin zgjedhjet e 25 prillit 2021 gjë që nuk ka ndodhur. KQZ ka refuzuar të bëjë detyrën e saj duke lënë pa votuar emigrantët. Kjo do të prodhojë në shtatorin e 2021 situatë destibalizuese si ajo e 1997.
Nuk ka parlament e qeveri legjitime. Shpresoj që presidenti nuk do i certifikojë zgjedhjet e 25 prillit 2021. Duhet të përsëritën zgjedhjet se është shkelur neni i kodit zgjedhor. Këto zgjedhje janë të pavlefshme kur shkelet neni dhe kodi zgjedhor”, u shpreh ai.