Rreth 300 kilogramë kokainë janë sekuestruar këtë të enjte në Tiranë. Droga është gjetur brenda ambienteve të një biznesi në zonën e Vaqarrit në afërsi të urrës së Beshirit. Mësohet se kompania merrej me transportin e bananeve.
Raportohet se operacioni i drejtuar nga SPAK është kryer rreth orës 13:00. Paraprakisht thuhet se janë ndaluar 2 persona, por ende nuk dihen identitetet e tyre apo statusi që kanë në këtë kompani.
Pritet të zbardhen detaje dhe mbi origjinën e kokainës e mbi mënyrën se si ajo është futur në Shqipëri dhe ka shkuar e paprekur në destinacion.