Sipas informacioneve të para, rreth 300 kilogramë marihuanë u kapën në terminalin Doganor në Podgoricë, ka mësuar RTCG. Droga u zbulua nga anëtarët e Administratës së të Ardhurave dhe Doganave, të kryesuar nga Aleksandar Damjanović.
Marihuana u gjet në posedim të një shtetasi të Bosnje dhe Hercegovinës, MM, në një kamion cisternë, i cili hyri në Mal të Zi nga Shqipëria. Droga duhej të transportohej në BiH.
Kujtojmë se një ditë më parë nji avion i cili dyshohet se po transportonte lëndë narkotike u rrezua në Velipojë të Vermoshit.