Realiteti aspak i zakontë që ka pushtuar çdo cep të vendit, ndjenja e pasigurisë dhe e përkohësisë, shpresa e vakët apo ndjesia e të qënit të dhunuar (për nga pikpamja e aktualitetit politik) nuk duhet asesi të ndikojë mbi gjykimin logjik dhe plotësisht të arsyeshëm të çdo demokrati shqiptare. Rëndësia historike e çdo akti politik vërehet qartazi me kalimin e kohës. E rëndësishme është të veprojmë menqurisht e të bashkuar duke dëshmuar vlerat tona si subjekti politik që sollëm pluralizmin, vlerat demokratike, një sistem që cilësohet me i miri ndër ato egzistues. Demokratët janë të lodhur me fjalë, me shpres e sy kah qielli dhe rezultatet zhgënjyese të një masakre. Ata duan garancinë e një normaliteti duke lënë hapur mundësinë e ushtrimit të vullnetit në mënyrë të lirë e paqësore. Fasadat e krijuara ndër vite nga keq qeverisja synojnë destabilitetin e shoqërisë por kjo nuk na ndal ne të vazhdojmë bindjen tonë të palëkundur për të forcuar demokracinë dhe ruajtur pavarsinë e institucioneve.
Demokratë, Ju jeni shpresa e kombit, jeni ju pishtari i lirisë që shëndrit mbi tentativat e errëta të bijve komunistë. Mendoni për veten, për tjetrin, për gjithë Shqipërinë. Vota juaj do jetë përcaktuese e të ardhmes. Politika është detyrë e pjesë e secilit, përgjegjësia juaj më e madhe për të qenë pjesë dhe vendimmarrës. Të mbrojmë e të vazhdojmë atë rrugë që atdhetarë të tjerë para nesh e nisën “gjaku i derdhur i të cilëve i bie dielli e nuk e thane, i bie shiu dhe nuk e lanë”.
Sekretar i Përgjithshëm
Armando Lekaj.