Gjykata e Posaçme ka zhbllokuar gjyqin për Emiljano Shullazin, Gilmando Danin, Endrit Qyqjan, Endit Zelën si dhe Blerim Shullazin.
Mësohet se gjyqi vazhdon prej orës 13:00 dhe sot mund të ketë edhe një vendim, që i jep kështu fund sagës se seancave të dështuara.
Nga 2018, kur banda e Shullazit u dënua, çeshtja u apelua nga SPAK dhe nga vetë të pandehurit.
Proçesi gjyqësor ka që prej nëntorit të vitit 2018 që ka mbetur i bllokuar në gjykatën e Apelit, herë për mungesë të gjyqtarëve të shkarkuar nga vetting, apo edhe për mungesë të avokatëve.
Në një proces të mëparshëm ku shtetasi Dritan Dajti përdori pamundësinë finanicare dhe kërkoi avokate falas kur lista e tyre u shterua mbasi ata dorëhiqeshin , gjykata veproi njësoj duke vendosur në mungesë të mbrojtjes.
Krimet e Rënda dënuan me 55 vite burg Emiljano Shullazin, Gilmando Danin, Endrit Qyqja dhe Endit Zela si dhe Blerim Shullazin.
Për Shullazin u dha 14 vite burg, ndërsa ai bashkë me bandën e tij akuzohen për krijim të grupit të strukturat kriminal, gjobëvënie dhe kanosje për shkak të detyrës./Gazeta SHQIP