
Ndeshja mes Kamzës dhe Vllaznisë në basketboll për meshkuj shënoi një moment të veçantë për talentin e ri Samuel Bazhdari, i cili debutoi në Superligën Shqiptare në moshën 15-vjeçare. Ky sukses vjen pas një pune të gjatë dhe të përkushtuar në rrugëtimin e tij sportiv.
Bazhdari nisi karrierën në prill 2022 me shoqatën “Monogoal”, themeluar dhe drejtuar nga ish-basketbollisti Herion Faslija. Ai ishte i pari që u regjistrua në programet e kësaj shoqate dhe spikati menjëherë me disiplinën dhe përkushtimin e tij. Deri në qershor 2024, ai vazhdoi të stërvitej dhe të zhvillohej në këtë mjedis, duke ndërtuar bazat për të ardhmen e tij në basketboll.
Debutimi në Superligë me fanellën e Vllaznisë është një shpërblim për punën dhe pasionin e tij, por edhe për kontributin e “Monogoal” në zhvillimin e talenteve të reja. Në një kampionat të dominuar nga lojtarë të huaj, Bazhdari hyn në histori si një nga lojtarët më të rinj të aktivizuar ndonjëherë në elitën e basketbollit shqiptar.

