Në interpelancën e thirrur me ministrin e Brendshëm, Taulant Balla, deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Saliani ka sjellë në vëmendjen zhdukjen e Ervis Martinajt.
Nga foltorja e parlamentit, ai i tha Ballës se policia do duhet të kishte një deklaratë zyrtare nëse ai është zhdukur apo ka vdekur.
“Zbardhni zhdukjen e Ervis Martinajt, është gjallë apo ka vdekur? E keni në kërkim edhe sot. A keni guxim t’ua thoni familjarëve është gjallë apo jo? Është njoftuar 5 minuta para operacionit policor për arrestimin e tij se siç duket kishte plane të tjera qeveria”, tha ai.
Ervis Martinajt rezulton i zhdukur që në 11 gusht 2022, një muaj pas atentatit të ndodhur në mbikalimin e Fushë-Krujës, ku të vdekur mbetën tre persona, mes të cilëve Brilant Martinaj, familjar i afërt i Ervisit.