Sali Berisha shpjegon përse duhet referendumi…

Shpërndaje

I ftuar në “Opinion” në Tv Klan është ish-kryeministri i vendit, Z. Sali Berisha. Përballë opinionistëve, Berisha ka shpjeguar më me detaje se pse duhet referendumi.

Sali Berisha: Basha po merret me brava, po merret me organizime të turpshme, të ulëta si ato të djeshmet. Po merren me referendumin në mënyrë që çdo anëtar i PD-së të vijë të votojë në një akt historik për ratifikimin e vendimit të Kuvendit.

E vërteta është se edhe ai që zgjidhet me votat e popullit të vet, ai shkarkohet qoftë nga Kongresi, qoftë sipas ligjit të Kushtetutës, sipas nenit 25 nga Ekzekutivi, por ka një rregull që shkarkimi nuk bëhet me referendumin e atyre që zgjidhen me zgjedhje të përgjithshme. Po pse po e bëjmë ne me Referendum? Sepse ne kemi një problem dhe problemi ynë është ky: Në rastin e Presidentëve që zgjidhen dhe shkarkohen, hyn në funksion Gjykata, kurse anëtarësia dhe Kuvendi nuk kanë zgjedhur Gjykatën. Presidenti kur shkarkohet duhet të shkojë në Gjykatë Kushtetuese. I shkarkuari që shkarkohet nga Kuvendi me shumicën e caktuar të votave, ose nga Kongresi, ai gëzon të drejtën e Gjykatës Kushtetuese. Edhe partia ka Gjykatë, por kjo Gjykatë është anulluar nga Kuvendi, kështu që Kuvendi preferoi për t’i dhënë hapsirën më maksimale dhe ta çojë të ratifikojë vendimin e tij me votë të fshehtë në referendum./tvklan.al  

Shpërndaje