Sali Berisha e KONFIRMON: Jozefina Topalli do të rikthehet në Partinë Demokratike..

Shpërndaje

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë me dije se ish-nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli do të rikthehet sërish në parti.

Sipas Berishës, Topalli do të jetë anëtare e Këshillit Kombëtar, duke shtuar se brenda Partisë Demokratike do të rikthehen të gjithë vlerat.

Ylli Rakipi: Marrim Jozefina Topallin. Ajo i ka thënë gjërat doktor edhe para jush, se ju tani po i thoni. Pse nuk është Jozefina në PD? Përse nuk po i riktheni këta që largoi padrejtësisht Lulzim Basha?

Sali Berisha: Ajo do të rikthehet në PD, do të jetë anëtare e Këshillit Kombëtar. Për hapjen, dy do të jenë drejtimet. Së pari, rikthimi i të gjithë vlerave në PD. Së dyti, afrimi me PD, i dhjetëra, qindra, specialistëve, ekspertëve, intelektualëve, të formuar, në Shqipëri dhe jashtë. Nëse patë KOP-in në 2005, ju garantoj se ai do të tejkalohet shumë herë. Po punohet intensivisht në këtë drejtim.

Shpërndaje