Digjitalizimi i adresarit në Shkodër ka përfunduar prej kohësh. Përgjegjësi i Adresarit Roland Çomo thotë se është i rrëndësishëm fakti që qytetarët shkodranë kanë një proçes të saktësimit të adresave të përfunduar.
Mungesa e dokumentacioneve në njësitë administrative për tokat ka sjellë burokraci dhe problematika, megjithatë adresari ka disa sugjerime alternative. Vitet e fundit ka një rritje të numërit të të huajve, kryesisht nga vendet e Bashkimit Europian të cilët kryejnë saktësim adrese duke qenë banorë rezident në Shkodër, kjo kryesisht për arsye pune. Bashkia Shkodër ka një proçes të përfunduar digjitalizimi në sistem, ndërsa tashmë mungon vetëm vendosja e tabelave kryesisht në njësitë administrative.