Zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergey Vershinin, tha se vendimi për hapjen Ajasofjes si xhami është “çështje e brendshme e Turqisë” dhe se as Rusia dhe as ndonjë vend tjetër nuk duhet të përfshihet në këtë punë, raporton Anadolu Agency (AA).
“Ne nisemi nga fakti se kjo është çështje e brendshme e Turqisë. Natyrisht, as ne, as të tjerët, nuk duhet të përzihen”, tha Vershinin në një deklaratë për gazetarët.
Ai theksoi se në të njëjtën kohë, Ajasofja është e rëndësishme për kulturën dhe civilizimin global.
Ndryshe, më 10 korrik, me një vendim historik, gjykata e lartë administrative e Turqisë anuloi vendimin e Kabinetit të Ministrave të vitit 1934, me të cilin Ajasofja ishte shndërruar në muze, ndërsa më pas, me një vendim presidencial, objekti iu dorëzua Kryesisë së Çështjeve Fetare të Turqisë.