Rusia tallet me Perëndimin: Të na thotë kur do pushtojmë se po planifikojmë pushimet…

Shpërndaje

Zyrtarët e Rusisë janë tallur me perëndimin lidhur me paralajmërimin që Moska mund të pushtonte sot Ukrainën.

“Dëshiroj t’u kërkoj burimeve dezinformuese amerikane dhe britanike nëse mund të publikojnë kalendarin e pushtimeve të ardhshme për këtë vit pasi po planifikoj pushimet”, shkruajti Maria Zakarova, zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme të Rusisë në rrjetin social Facebook.

Ndërsa ambasadori rus në Bashkimin Europian, Vladimir Çizhov, tha se luftërat në Europë rrallëherë kanë nisur të mërkurave.

Ndërsa zv.ambasadori i Rusisë në Kombet e Bashkuara, Dmitri Poljanski, raportohet të ketë thënë që liderët perëndimor duhet të shkojnë tek një doktor për paranojat e tyre.

Më herët edhe Kremlini konfirmoi se vetë presidenti Vladimir Putin, tallet me raportimet e mediave amerikane se lufta e Rusisë me Ukrainën do të niste sot.

Shpërndaje