Ruçi me zyrtarin turk: Miku i mirë njihet në ditë të vështira…

Shpërndaje

Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi priti në një takim këtë të enjte kreun e Asamblesë së Madhe të Turqisë, Mustafa Sentop.

Në konferencën e përbashkët për mediat, Ruçi vlerësoi marrëdhëniet e ngushta Shqipëri-Turqi.

Ai falenderoi shtetin turk për ndihmën e dhënë në momente të vështira.

“I shpreh falenderim për ndihmën e madhe që ky vend i dha Shqipërisë në kohë të vështira dhe këtë kohë pandemie. Ndihmat e veçanta në infrastrukturën e shëndetësisë, apo ndërtimi i spitalit të Fierit brenda tre muajve janë treguesit konkret që shteti turk na ka dhënë. Të dy popujt kanë një fjalë të urtë popullore: Miku i mirë njihet ditë të vështira. Ky bashkëpunim i jonë provon më së miri këtë kujtesë popullore. Presidentit Sentop i bëra të ditur se Shqipëria vlerëson partneritetin strategjik dhe marrëdhëniet shumë të mira me Tiranën dhe anasjelltas të Tiranës me Turqisë. Në shërbim të fqinjësisë, sovranitetit, të paqes, përparimit në rajon dhe më gjerë. Pasi unë mendoj se askush nuk dëmtohet nga miqësia dhe dashuria midis popujve, përkundrazi, të gjithë fitojnë. Bashkërisht vlerësuam vizitën e kryeministrit Rama me presidentin Erdogan në janar të këtij viti. Sigurisht përshëndetëm nënshkrimin e deklaratës së përbashkët politike. Deklaratë kjo që i ngre marrëdhëniet tona dypalëshe në një partneriteti strategjik. Siç dihet Turqia dhe Shqipëria janë partner të vlerësuar në NATO dhe po punojnë intesivisht për të arritur objektivin e përbashkët kombëtar për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Integrimi evropian është busulla jonë dhe objektivi ynë.”

Shpërndaje