Ruçi largohet nga politika: Pas 30 viteve erdhi momenti, në shtator dorëzoj mandatin e deputetit…

Shpërndaje

Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi ka rrëfyer në Kongresin e Partisë Socialiste se do të tërhiqet nga politika.

Ai ka thënë se nuk do të jetë më në parlament dhe në politikë duke nisur që nga 9 shtatori.

“Do deklaroj fundin e kësaj maratone politike. Nuk ka më mirë se sot që ne kemi fituar mandatin e tretë të qeverisjes. Pas disa muajsh kam edhe 70 vjetorin. Nuk ka më mirë të deklaroj sot këtu para jush se me 9 shtator që fillon legjislaturës e re. Nuk do ushtroj më mandatin që më ka dhënë zgjedhësit. Nuk do kem ambicie të jem në një asnjë të zgjedhur ekzekutiv të familjes time.”

Shpërndaje