RTSH, RTK, RTCG memorandum mirëkuptimi/ Nënshkuhet në Shkodër marrëveshja mes TV publike rajonale…

Shpërndaje

U zgjodhën ambjentet e qendrës vendore RTSH Shkodra për të zhvilluar të parin takim rajonal mes drejtorëve të televizioneve publike të Shqipërisë, Kosovës dhe Malit të zi. Fillimisht u inspektuan ambjentet ku në sy ra arkitektura e godinës së Radio Shkodrës, unike për në llojin e saj. Më pas RTSH, RTK dhe RTCG nënshkruan memorandum mirëkuptimi.

Në fjalën e tij, Drejtori i Përgjithshëm i Radio Televizionit Publik Shqiptar, z. Alfred Peza u shpreh se kjo nismë e RTSH-së, vjen jo vetëm për të përmbushur frymën dhe filozofinë e EBU-së, por dhe rritjen e bashkëpunimit mes Radio Televizioneve Publike të katër vendeve të rajonit.Drejtori i RTCG, Boris Raonic tha se marrëveshja është në dobi të pakicave. Drejtori i RTK, Shkumbin Ahmetxhekaj u shpreh se jemi shtete shumëteknike dhe do të kemi programe të përbashkëta.

Shpërndaje