Rruga e Rinasit/ ARRSH: Ja kur përfundojnë punimet, segmenti hapet…

Shpërndaje

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se segmenti Qafë-Kashar Rinas do të hapet ditën e nesërme për qarkullimin e automjeteve.

Sipas ARRSH me datë 2 shkurt do të nisin punimet në segmentin Ahmetaq-Rinas ndaj ky segment rruge do të qëndrojë i mbyllur.

Sinjalistika duhet respektuar nga shoferët dhe bizneset në zonë. 

“Sot përfundojnë punimet e asfaltimit në segmentin “Qafë Kashar-Rinas” (aeroport) Nesër më datë 31.01.2022 ky segment do të jetë i hapur dhe do të vijojnë punimet për Fazën e Tretë duke filluar nga data 02.02.2022 Segmenti “Ahmetaq-Rinas” (aeroport) do të jetë i mbyllur.

Kërkojmë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e drejtuesve të mjeteve dhe bizneseve të zonës gjatë procesit të ndërhyrjes në këtë aks rrugor, si dhe respektimin në mënyrë rigoroze të sinjalistikës provizore dhe udhëzimeve të Policisë Rrugore në terren,” njofton ARRSH.

Shpërndaje