Prej shumë kohësh segmenti i vjetër që lidh Shkodrën me Velipojën vuan mungesën e investimeve .
Në këtë aks, me gjatësi rreth 3 km, ndeshesh më një sërë problematikash si amortizimi i rrugës, dëmtimi e sinjalistikës dhe e mbrojtjeve anësore si dhe mungesa e pastrimit nga bimësia, duke e kthyer këtë rrugë në burim aksidentesh .
Banorët e fshatit Bërdicë thonë se prej me shumë se 5 vitesh nuk është bërë asnjë ndërhyrje.
Ndërtimi i rrugës së re Shkodër – Velipojë ka bërë që kjo zonë të lihet në harresë.
Banorët e Berdicës shpresojnë që institucionet përgjegjëse të ndërhyjnë për rehabilitimin e këtij aksi dhe kthimin në kushte normale për qarkullimin e automjeteve dhe të banorëve.