Autoritetet në Rripin e Gazës kanë njoftuar se është rritur në të paktën 46.707 numri i palestinezëve të vrarë dhe në 110.265 i të plagosurve si pasojë e sulmeve të ushtrisë izraelite që nga 7 tetori i vitit 2023, transmeton Anadolu.
Ministria e Shëndetësisë në Gaza ndau informacionet e fundit lidhur me sulmet që Izraeli po i vazhdon prej 466 ditësh në Rripin e Gazës.
Në gjashtë masakra që ushtria izraelite ka kryer në 24 orët e fundit ndaj zonave të ndryshme të Gazës, janë vrarë 62 palestinezë, ndërsa 253 të tjerë janë plagosur.
Në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori i vitit 2023, numri i palestinezëve të vrarë ka arritur në të paktën 46.707, ndërsa i të plagosurve në 110.265.
Gjithashtu nën rrënoja dhe përreth rrugëve ende ka kufoma të palestinezëve të vrarë, teksa ekipet shëndetësore dhe të Mbrojtjes Civile nuk kanë mundur të mbërrijnë tek trupat për shkak të pengesave nga forcat izraelite.