Rritet në 44.664 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza…

Shpërndaje

Të paktën 52 palestinezë të tjerë janë vrarë në sulmet izraelite në Rripin e Gazës në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të vrarëve që nga viti i kaluar në 44.664, tha sot Ministria e Shëndetësisë në enklavë, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë, ministria tha po ashtu se rreth 105.976 persona janë plagosur në sulmet izraelite në vazhdim.

“Forcat izraelite vranë 52 persona dhe plagosën 142 të tjerë në katër masakra ndaj familjeve në 24 orët e fundit”, tha ministria.

“Shumë njerëz janë ende të bllokuar nën rrënoja dhe në rrugë pasi shpëtimtarët nuk janë në gjendje t’i arrijnë ata”, shtoi ajo.

Izraeli ka nisur një luftë gjenocidale në Rripin e Gazës pas një sulmi ndërkufitar nga grupi palestinez Hamas në tetor të vitit të kaluar.

Gjenocidi në Gaza, tashmë në vitin e dytë, ka tërhequr reagime ndërkombëtar në rritje, me zyrtarë dhe institucione që i etiketojnë sulmet dhe bllokimin e dërgesave të ndihmave si një përpjekje të qëllimshme për të shkatërruar popullsinë palestineze.

Më 21 nëntor, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi ​​urdhërarrest për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e mbrojtjes Yoav Gallant për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.

Izraeli gjithashtu përballet me akuza për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për luftën e tij vdekjeprurëse në Gaza.

Shpërndaje