Rritet në 21.672 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza…

Shpërndaje

Me 165 viktima në 24 orët e fundit është rritur në 21.672 numri i palestinezëve të vrarë në Rripin e Gazës ndaj të cilit Izraeli vazhdon sulmet që nga 7 tetori e deri më tani, transmeton Anadolu.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, Ashraf al-Qudra në një deklaratë informoi lidhur me sulmet që Izraeli vazhdon prej 85 ditësh në Rripin e Gazës.

Al-Qudra tha se në sulmet që Izraeli ka ndërmarrë në 24 orët e fundit në Rripin e Gazës, janë vrarë 165 palestinezë ndërsa janë plagosur 250 të tjerë.

Ai theksoi se ka arritur në 21.672 numri i palestinezëve të vrarë ndërsa numri i të plagosurve ka arritur në 56.165 në sulmet që Izraeli ka ndërmarrë kundër Gazës nga 7 tetori e deri më tani.

Shpërndaje