Rritet interesi për shkollën “Hamdi Bushati”/ Hoteleri-Turizmi është më i preferuari nga tre drejtimet e kësaj shkolle…

Shpërndaje

Regjistrimet në arsimin profesional po vazhdojnë përgjatë këtyre ditëve në të gjithë vendin dhe shkolla “Hamdi Bushati” në Shkodër vijon të mbetet e preferuar nga të rinjtë. Rreth 170 nxënës janë regjistruar deri tani dhe nga tre drejtimet e shkollës që janë: Ekonomi-Biznes, Tekstil-Konfeksion dhe Hoteleri-Turizëm, ky i fundit rezulton më i kërkuari.

Shkolla vjen me risi në prag të nisjes së vitit të ri shkollor që prek klasat e 12-ta me një sistem të ri pilot.

Në shkollën “Hamdi Bushati” po kryhen përgatitjet e fundit në mënyrë që çdo gjë të jetë gati deri në datën 9 shtator. Ajo duket e konsoliduar dhe numri i partnerëve të biznesit që deri tani është 161, e bëjnë këtë shkollë të dëshiruar nga të rinjtë.

Shpërndaje