Fluksi i lartë i turistëve që vizituan vendin tonë vitin e kaluar ndikoi drejtpërdrejtë edhe në rritjen e interesit për institucionet e trashëgimisë kulturore. Rreth 25 mijë turistë vizituan në vitin 2023 Muzeun e Kështjellës dhe Muzeun Historik të Shkodrës.
Sa i përket turistëve të huaj, dominuan italianët, por pati edhe nga kombësi të tjera.
Treguesit flasin për një shtim të interesit edhe nga vizitorët vendas për këto dy muze.
Muzeu Historik i Shkodrës është i ndarë në tre sektorë që janë ato të arkeologjisë, historisë dhe etnografisë. Çdonjëri prej tyre paraqet interes për vizitorët e tij.