Rriten rastet e te prekurve me Koronavirus / Prefektja Angoni mbledh task – forcen: Te rriten kontrollet…

Shpërndaje

Tendenca në rritje e numrit të infektimeve me #COVID19 #QarkuShkoder ka mbledhur anëtarët e Task-Forcës vendore anti-covid.

Në cilësinë e Kryetares sê Task-Forcës anti-covid, Prefektja e Qarkut Shkodër, zj.Majlinda Angoni, duke analizuar veprimtarinë e deritanishme të institucioneve dhe inspektoriateve urdhëroi institucionet vendore të garantojnë zbatimin e masave anticovid.

Prefektja Angoni, kërkoi intensifikim të inspektimeve sidomos në ambjentet e rriskut siç janë baret, restorantet dhe theksoi rëndësinë e aktivizimit të Task Forcës Këshillimore në mbrojtje të qytetarëve.

‘Êshtë detyrim ligjor që institucionet të respektojnë rregullat dhe të këshillojnë qytetarët në vazhdimësi për rëndësinë e respektimit të rregullave. Të koordonohet veprimtaria e strukturave të Policisë në mbështetje të inspektoriateve për të ushtruar masat e tyre ndaj shkelësve të protokollit dhe të mos ulet vigjilenca, por të shtohet prania në territor, mbi bazën e planit të veprimit të grupit të Task Forcês.”- nënvizoi Angoni

Shpërndaje