Shefja e epidémiologjisë në ISHP Eugena Tomini, ka folur për situatën aktuale me Covid-19, ku ditët e fundit ka pasur shifra të larta të të inféktuarve.
Lidhur me rikthimin e karantinës, pas shtimit të rasteve, Tomini tha nw Tv Klan se duhen respektuar masat për të mos u kthyer pas.
“Kemi një trend në rritje gjatë këtyre ditëve dhe fakti tregon për ulje të vigjilencës dhe zbatimit të masave të kujdésit ndaj Covid. Lehtësimi i hapjes graduale duhej të kishte një përgjigje përkundrejt zbatimit të distancimit fizik, mbajtjes së maskës në ambiente të mbyllura dhe ruajtjes së etiketës r éspiratore dhe higjienës personale. Por në fakt është evidentuar e kundërta, e për rrjedhojë do të kemi më shumë kontakte, ekspozim më të gjatë, një trend më të lartë të pozitiviteti sepse dhe gjurmimi është më aktiv” – th aja.
Por a mund të rikthehet karantina?
“Për t’ju thënë të vërtetën është më i rëndësishëm zbatimi i disa masave që janë shumë të thjeshta për të ecur para, se sa për tu kthyer pas. Të gjitha e provuam karantinën, të gjithë patëm efektin e masave të izólimit të theksuar, por është shumë e rëndësishme nëse duam të ecim përpara të zbatojmë protokollet e sigùrisë nga të gjitha subjektet, institucionet, ndërgjegjësim më i madh tek e gjithë popullata për të mos u kthyer pas” – tha ajo.
Sa i takon situatës në spítale Tomini tha se aktualisht është e përballueshme me 120 shtretërit e Spítalit Inféktiv