Disa vite më parë rruga Rrenc-Bardhanjor, me një gjatësi 4.5 km iu nënshtrua rikonstruksionit.
Nga këto 4 km u asfaltuan vetëm 2 të tilla, ndërsa pjesa tjetër, për arsye ende të paqarta, ka mbetur sikur më parë.
Për banorët, lidhja e dy fshatrave Bardhanjor-Rrenc është e hershme dhe ka një rëndësi të madhe për t’u asfaltuar, pasi e kanë të vështirë të dërgojnë fëmijët në shkolla dhe kopshte.
Në këto 2.5 km të mbetura pa asfaltuar, në rrugë janë krijuar gropa të mëdha dhe lëvizja e mjeteve është shumë e vështirë.
Një situatë kjo e përsëritur vit pas viti dhe që nuk po gjen zgjidhje.
Situata rëndohet më shumë në stinën e dimrit, kur rruga mbushet me ujë dhe bëhet thuajse e pakalueshme.
Fshati Rrenc dhe ai Bardhanjor janë ndër zonat më të harruara në Bashkinë e Shkodrës, kjo për shumë arsye, veçanërisht për mungesën e infrastrukturës.
Pavarësisht se gjatë fushatave elektorale ka patur shumë premtime për rikonstruktimin e rrugës, deri tani asgjë nuk është konkretizuar.
Janë afro 200 familje që kalojnë çdo ditë në atë aks rrugor të amortizuar duke patur vështirësi. Nga ana tjetër, përroi që kalon aty pranë ka qenë një tjetër shkaktar që ka krijuar.