Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës/ Dritan Rexhepi në GJKKO: Dua ballafaqim me vëllain e tij…

Shpërndaje

Dritan Rexhepi ka dëshmuar këtë të mërkurë për herë të parë në GJKKO lidhur me rrëmbimin dhe vrasjen Jan Prengës. Rexhepi ka mohuar implikimin e tij në këtë ngjarje ndërsa tha së kërkon ballafaqim me vëllain e Jan Prengës.

Pjesë nga seanca gjyqësore në GJKKO

Prokurori Dibra: A ke kryer trafik droge kur ishe ne burg ne Ekuador?

Rexhepi: Jo nuk kam kryer.

Prokurori: Ke marr dijeni për vjedhjen e një sasie kokaine kur ishe në burg në një port në Britani?

Rexhepi: Jo nuk kam marr dijeni, skisha nga ta merrja vesh. Më vonë e kam dëgjuar nga familjarët e mi që akuzohesha në Shqipëri për dicka që kishte ndodhur në Angli. U përpoqa të merrja informacion në prokurori nëpërmjet një familjari, nuk mora vesh gjë. Mora vesh që kishte pasur një përgjim telefonike. Më bën faqen rrogoz, ka përgjime, ka përgiime, po ku janë këto përgjime. Gjeni personin që ka folur me familjarët e viktimës, sepse nuk jam unë. Mi sillni këto përgjime ti dëgjojmë këtu dhe të shohim a jam unë apo jo. Ju i hipni trenit të gabuar dhe doni të mbërrini në stacionin që doni, por nuk keni për të arritur. Ju skeni respektuar asnjë procedurë, nuk bëni as paraqitje për njohje. Në cdo faqe gazete me thanë familjarët e mi që jam unë porositës. Në atë kohë pata hallin e hasmërisë, sepse nuk e prisja që do të vinte një ditë ky moment që jemi sot. Ndërkohë që kunati im ishte te prokuroria e Tiranës që të merrte vesh për hetimet. Aty ai takoi një gazetar Dritan a Artan Hoxha dhe unë kam folur në telefon me të dhe i kam thënë që sjam unë, doja ti jepja disa foto që tia jepnin familjarve të viktimës për të treguar që sjam unë ai.

Prokurori: Sa emra ke?

Rexhepi: Një emer kam, Dritan. Rexhep e kam pasur kur kam qenë i vogël dhe më ka thirrur kështu vetëm familje.  Nuk jam i martuar, kam nnë lidhje prej 10 vitesh me një shtetase ekuadorianë, kam 2 fëmijë.

Prokurori: Ke dëgjuar për një Ndrek Prenga?

Rexhepi: Jo nuk e njoh. Përvec se nga gazeta dhe nga dosja, nuk kam njohje më të. As Astrit Prengën nuk kam dëgjuar në asnjë lloj rrethane. As Aldo Majnishtën etj. [10:20 am, 23/04/2025]

Dritan Rexhepi pyetet nga prok tjeter Elida Kacckini.

Prokurori: Anetarte e familjes suaj cfare pasaporte mbajne dhe jane perdorur?

Rexhepi: Gruaja dhe djali i madh jane me pasaporte ekuadoriane, djali tjeter me pasaporte shqiotare.

SPAK: A keni bere perpjekje qe ceshtja juaj mos hetohej nga spak por nga nje tjeter prokurori?

Rexhepi: Jo

Pyetet nga prokurori Dibra: A keni folur me ndonje perosn me mbiemrin docci apo me nofken “arrusha”

Rexhepi: jo me asnje.

Rëxhepi kerkese gjykates: Dua te bej paraqitje per njohje me vellain e personit te zhdukur.

Shpërndaje