Rrefehet i penduari: “Do merrja 300 mijë Euro për vrasjen e Domart Konjarit”…

Shpërndaje

Enver Jamaku, i penduari i drejtësisë, që çoi në zbulimin e 19 bazave të armatimit, dhe solli arrestimin e 8 personave të tjerë, ka rrëfyer detaje të tjera për hetuesit. Gjatë marrjes në pyetje, ai është shprehur se do të merrte 300 mijë euro për të vrarë Domart Konajrin, të shpallurin në kërkim nga drejtësia shqiptare dhe ajo franceze.

Pagesa për eliminimin e Konjarit, atij do t’i jepej nga Blendi Deda dhe Paris Prenga. Sipas Jamakut, në Tetor të 2019, këta të dy së bashku me Flor Abazin, i kanë dhënë një automjet për të ndjekur Konjarin dhe 2 mina me telekomandë. Ai ka rrëfyer se porositësit, i kanë treguar foto të viktimës, llojin e automjetit që përdoret dhe vendet që frekuentonte.

Bashkëpunëtori i drejtësisë u ka thënë oficerëve të policisë se ka marrë vetëm 3 mije euro pasi dështoi të vriste Konjarin si dhe kunatin e tij Artion Bylyku. Në makinën e këtij të fundit ai vendosi të dyja minat, por vetëm njëra shpërtheu. Burimet thanë se Jamaku ka treguar edhe vendin ku rrinte Konjari dhe është bërë një operacion për kapjen e tij, por forcat operacionale nuk e kanë gjetur.

Shpërndaje