Ronaldo nuk grumbullohet për ndeshjen kundër Atalantës

Shpërndaje

Cristiano Ronaldo nuk është në grupin e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjen mes Juventusit dhe Atalantës.

Ylli portugez do ti mungojë kampionëve të Italisë në transfertën e së shtunës.

Në konferencën për shtyp, Sarri tha se Ronaldo ende vuan nga problemi muskulor që e ka shoqëruar ndeshjet e fundit dhe ka vendosur të rikuperohet për të qenë në 100% të formës së tij për ndeshjen në mesjavë kundër Atletikos së Madridit që është e vlefshme për Kupën e Kampionëve.

Problemi me Ronaldon është se në ndeshjen e parë të Portugalisë ishte mirë, ndërsa në të dytën pati problemet e ndeshjeve të fundit. Po përpiqemi që t’ia heqim këtë gjë që po e kushtëzon edhe mendërisht, duke e lënë që të stërvitet në mënyrën më të mirë të mundshme. Objektivi është ndeshja kundër Atletico dhe po rikuperohet”, tha Sarri

Shpërndaje